-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga e Arbrit në dorë të Zotit, e mbyllur prej 24 orësh

Kryesoret

Rruga e Arbrit, një prej arterieve kryesore të lëvizjes në vend vijon që të jetë e bllokuar prej 24 orësh për shkak të dëborës që ka përfshirë zonën ku kalon autostrada.

Brenda pak kohësh nga hapja e rrugës, që u bën në fund të nëntorit, kjo është hera e dytë që bllokohet nga reshjet e dëborës.

“Për shkak të reshjeve të dendura te dëbores në orët në vijim dhe gjatë natës, shoqëruar me temperatura shumë të ulëta, kalimi në Bypasin e Murrizit bëhet i rrezikshem.

Për këtë arsye RRUGA E ARBRIT DO TË JETE E MBYLLUR deri në një komunikim të dyte!

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këto ditë me reshje dhe temperatura të ulëta!

Ju faleminderit” ishte ky njoftimi që u dha dje nga kompania e ndërtimit të rrugës dhe ende sot nuk është hapur.

Mbyllje do të ketë sa herë që të ketë reshje dëbore, tha ministrja Balluku në momentin e inaugurimit të rrugës.

Kjo do të thotë që qytetarët që përdorin këtë aks të rëndësishëm rrugor duhet ti mbajnë sytë nga Zoti, që të mos bjerë dëborë për të përdorur rrugën të qetë, pasi në të kundërt do të bllokohet.

/5pyetjet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit