-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Terminatori” përfshihet në aksident me makinën e tij “gjigante”

Kryesoret

Aktori dhe ish-Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, u përfshi në një aksident me disa makina të tjera në Susen Boulevard në Los Anxhelos. Fatmirësisht nuk pati viktima, por një nga shoferët e tjerë, një grua, përfundoi në spital.

Përfaqësuesi i tij tha se aktori i “Terminator” ishte në gjendje të mirë dhe i vetmi shqetësim ishte gruaja e lënduar. Pas aksidentit makina gjigante e Schwarzenegger u pa sesi kishte përfunduar mbi një makinë të vogël, tip Toyota, duke e shkatërruar thuajse plotësisht pjesën e përparme të saj.

Policia tha se në total u përfshinë në aksident katër makina. Sipas policisë, shkak i aksidentit nuk ishte as përdorimi i alkoolit, as i ndonjë droge.

Disa orë para aksidentit, aktori u pa të drekonte me djalin Patrick dhe vajzën Christina në Los Anxhelos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit