-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada gjermane mbyll vizat për 4 ditë: Takimet e anuluara do të zëvendësohen në shkurt ose mars

Kryesoret

Duke filluar nga sot, 24 janar, deri më 28 janar ambasada gjermane ka mbyllur sektorin e vizave. Në një postim në Facebook, ambasada njofton se të gjithë aplikuesve që u anulohet takimi, do të njoftohen me E-Mail, ndërkohë që shton se takimet  e anuluara do të zëvendësohen në shkurt ose në mars.

“Sektori i vizave do të qëndrojë i mbyllur nga sot 24.01.2022, deri më 28.01.2022. Të gjithë aplikuesit, të cilëve për fat të keq u anulohet takimi, do të njoftohen me E-Mail. Ne shpresojmë që takimet e anuluara të mund t’i zëvendësojmë sa më shpejt në muajt shkurt ose mars”.

Sipas ambasadës dorëzimi i pasaportave të martën pasdite dhe të premten paradite do të zhvillohet si zakonisht, ndërsa të mërkurën nuk do të ketë legalizime.

Ambasada kërkon mirëkuptimin e qytetarëve pa dhënë arsyet e mbylljes dhe thotë që nuk mund t’iu përgjigjet pyetjeve mbi stadin e aplikimit.

“Ditën e mërkurë nuk do të ketë legalizime. Lutemi për mirëkuptimin tuaj! Ju lutemi, kini parasysh, që nuk mund t’ju përgjigjemi pyetjeve mbi stadin e aplikimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit