-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Hoxha: Si u ekzekutua shqiptari në Ekuador

Kryesoret

Gazetari Artan Hoxha publikoi në rrjetet sociale videon që tregon momentin kur ku ekzekutua me një plumb në ballë në Ekuador 34-vjeçari shqiptar Ergys Dashi.

Sipas gazetarit kemi të bëjmë me një betejë mes organizatave kriminale të trafikut të kokainës.

“Video ekskluzive e momentit, kur u ekzekutua me nje plumb në balle, në Guayaquil të Ekuadorit, durrsaku 34-vjeçar Ergys Dashi… Beteja mes organizatave kriminale te trafikut te kokaines, rregjistron viktimen e radhes ne Ekuador.

Durrsaku 34 vjeçar, Ergys Dashi, mbeti i vrare me nje plumb në balle, mbremjen e djeshme ne nje lokal ne Guayaquil, qytetin e dyte me te madh te vendit dhe porti me i madh Ekuadorit.

Viktima ndodhej nen shoqerine e nje personi tjeter në nje kend te lokalit, nga ku kontrollohej edhe hyrja edhe fasada, por ekzekutori nuk u la asnje mundesi reagimi, pasi hyri në lokal me nje tufe me lule në duar.

Dinamika e levizjeve të autorit dhe perpjekja e personit qe ndodhej në tavoline me viktimen për ta sulmuar vrasesin me karrike dhe cfare t’i kapte dora.

Vrasja ka ndodhur rreth ores 19:00 të mbremjes se 22 janarit, kur lokali ka patur edhe kliente të tjere.
Gjate largimit autori ka hapur serish zjarr, por kete radhe jo në menyre selektive, duke plagosur nje vajze vendase, e cila ishte ulur me shoqerine e saj në nje tavoline perpara tavolines ku u vra Dashi…” – shkruan Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit