-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i KLP-së me emërimet e prokurorëve në SPAK

Kryesoret

Kur Reforma në Drejtësi mori mbështetjen absolute të deputetëve të Parlamentit shqiptar në 2016, të gjithë besuan se në Shqipëri po frynte një erë e re për t’i kthyer besimin publikut te drejtësia.

Dhe pse politika ka akuzuar njëra-tjetrën për kapje të sistemit apo për kalbëzimin e drejtësisë së mëparshme, qytetarët kanë besuar se kjo reformë kishte shanse të pakta të dështonte për shkak se mbështetës të fuqishëm të saj ishin partnerët ndërkombëtarë. Por, organet e reja të drejtësisë nuk duket se po e justifikojnë besimin e madh të shqiptarëve dhe investimin e jashtëzakonshëm të ndërkombëtarëve.

Rasti i skualifikimit të ish-prokurores së Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj, nga gara për në SPAK dhe kualifikimit të dy kolegëve të saj Elvin Gogaj dhe Alfred Shehut me kritere shumë të dobëta krahasuar me të, tregojnë se KLP-ja është jashtë pritshmërive të publikut. Nëse do të shohim të gjithë procedurën e procesit të kualifikimit të kandidatëve, do të konstatojmë se aty ka shkelje të rënda. Për këtë, prokurorja e Tiranës, Sonila Muhametaj Domi, i është drejtuar Gjykatës Administrative për të zhbërë vendimin e KLP-së dhe KLD-së.

SHKELJET LIGJORE TË KLP-SË

Vendimmarrjet e KLP-së janë dhënë në kundërshtim të hapur me procedurën e nxjerrjes së akteve. Në këtë proces vlerësimi të kandidatëve për SPAK-un janë minuar parimet bazë nga të cilat duhet të udhëhiqet procesi i vlerësimit. Procesi i vlerësimit të kandidatëve duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës, objektiv, i hapur, i bazuar në parimet e pavarësisë, meritokracisë, procesit të rregullt ligjor dhe kofidencialitetit, me synimin e krijimit të Prokurorisë së Posaçme të aftë për të ushtruar funksionet e saj në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe efektive.

Asnjë nga aktet administrative nuk parashikojnë shprehimisht të drejtën e kandidatit për t’u ankuar, si një element i detyrueshëm i aktit administrativ. Vendimmarrja e KLP-së është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit.

Secili anëtar i Komisionit të Posaçëm dhe i Këshillimit ka detyrimin të heqë dorë nga detyra e tij në procesin e vlerësimit, renditjes dhe votimit të kandidatëve kur ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.

Duket se prokurorja Sonila Muhametaj ka pasur nën hetim anëtarë të Komisioni të Posaçëm dhe Këshillimit apo të afërmit e tyre prandaj është penalizuar me një vlerësim më të ulët se dy kolegët e saj. Kualifikimi i kandidatit Elvin Gogaj është bërë në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit për arsye se ky kandidat nuk plotëson një nga kushtet bazë ligjore për t’u ngritur në karrierë si prokuror pranë SPAK-ut, atë të mospërmbushjes së parakushtit të sigurisë dhe të kushteve të aftësisë profesionale Sipas vendimit nr.187 datë 24.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, rezulton se kandidati Elvin Gogaj është deklaruar i paaftë në kriterin profesional, për shkak të paaftësisë është “pezulluar nga detyra si prokuror”, është dënuar me dënimin kushtetues të “edukimit të detyrueshëm pranë Shkollës së Magjistraturës për 1 vit akademik”

Ndërkohë, KLP-ja në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit dhe ligjet specifike në kualifikimin e kandidatit Elvin Gogaj ka marrë për bazë dy vlerësimet e bëra nga Prokuroria e Përgjithshme në vitet 2015-2016, kur ajo drejtohej nga Adriatik Llalla i shpallur “non grata” dhe i dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vjet burg dhe nuk ka kërkuar vlerësime as nga Arta Marku apo kryeprokurori aktual Olsian Çela. Koha e marrjen së vlerësimeve nga kryeprokurori përkon para vlerësimit të kandidatit si subjekt i rivlerësimit të kuadër të procesit të vetingut.

Kandidati Alfred Shehu nuk ka plotësuar kushtin ligjor, atë të sigurisë, për ngritjen në detyrë sepse referuar vendimit nr.xx datë 9.4.2021 të KDZH-së rezulton se, sa i përket kriterit të figurës morale të kandidatit Alfred Shehu, raporti profesional i DSIK-së sipas shkresës me nr.yy datë 8.4.2021 është deklasifikuar pjesërisht, pavarësisht se pas verifikimit administrativ të KPK-së ai ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës.

Alfred Shehu ishte prokurori që hetoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, por nuk dihet pse KLP-ja nuk u thellua në marrjen e informacionit pranë Prokurorisë së Elbasanit lidhur me zgjidhjen ligjore të kësaj çështjeve penale, fazën e hetimeve, përfshirjen e prokurorit në hetime, veprimet konkrete hetimore të kryera prej tij, thellimin e hetimeve, pistat e hetimit, gjithmonë duhet respektuar sekretin hetimor për aq sa i takon ligjit, me qellim për të vërtetuar vendosmërinë, qëndrueshmërinë, integritetin e prokurorit Shehu vështirësinë e tij në përballimin e vështirësive, presioneve apo rreziqeve që i vinin për shkak të detyrës.

Për Shehun, KLP-ja nuk u thellua dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK-ut pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”.

Janë cenuar parimet e vlerësimit të magjistratit lidhur me vlerësimin e tre kandidatëve, për shkak të votimit të ulët të anëtarëve të Komisionit të Posaçëm dhe të Këshillit që ishin në konflikt interesi me kandidaten Sonila Muhametaj. Sipas raportit përfundimtar të Komisionit të Posaçëm, rezulton se tre kandidatët janë vlerësuar me “kualifikim të lartë”, në kundërshtim të hapur me legjislacionin në fuqi.

Kandidati Elvin Gogaj nuk plotëson edhe kriterin bazë ligjor të vlerësimit të performancës së prokurorit kandidat për në SPAK me vlerësimin “kualifikim të lartë”. Referuar vlerësimit të Shkollës së Magjistraturës rezulton se kandidati gjatë periudhës së edukimit akademik profesional është vlerësuar me 70% të pikëve në total që e përkthyer në vlerësim akademik do të thotë “mirë”.

Në të gjithë këtë procedurë, nuk është vlerësuar intervista, megjithëse jo detyrim ligjor po i përcaktuar në rregulloren specifike. Këshilli duhet të bënte dukshëm diferencën mes kandidatëve edhe nga rezultati i intervistë me ta, por përkundrazi vlerësoi maksimumin e pikëve të për Alfred Shehu dhe Elvin Gogajn.

VLERËSIMI NGA LLALLA

Ndërkohë, KLP-ja në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit dhe ligjet specifike në kualifikimin e kandidatit Elvin Gogaj ka marrë për bazë dy vlerësimet e bëra nga Prokuroria e Përgjithshme në vitet 2015-2016, kur ajo drejtohej nga Adriatik Llalla i shpallur “non grata” dhe i dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vjet burg dhe nuk ka kërkuar vlerësime as nga Arta Marku apo kryeprokurori aktual Olsian Çela.

Koha e marrjen së vlerësimeve nga kryeprokurori përkon para vlerësimit të kandidatit si subjekt i rivlerësimit të kuadër të procesit të vetingut. Në asnjë dispozitë të ligjit nuk thuhet se performanca e prokurorit duhet të bazohet në vlerësimet e bëra nga prokurori i Përgjithshëm dhe aq më tepër nga ai i para 6 viteve.

Përkundrazi, në aneksin e Kushtetutës është parashikuar shprehimisht se vlerësimi i figurës së magjistratit në vendin tonë do të zëvendësohet nga vlerësimi që do të bëjnë organet kushtetuese të vetingut.

Gjithashtu, SPAK-u ka si kusht thelbësor kalimin me sukses të procesit të vetingut lidhur me aftësitë profesionale. Vendimmarrja e KLP-së është kolektive për shkak të organizimit si organ kolegjial dhe pasojat e ardhura varen nga veprimi dhe mosveprimi i secilit anëtar të saj.

Pavarësisht pikëzimit nga secili anëtar, si i atyre që kanë vlerësuar në maksimum kandidaturën e Sonila Muhametajt, ashtu dhe të dy kandidatëve të tjerë, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu, secili anëtar ka të drejtë dhe detyrim ligjor të reagojë para çdo shkeljeje të ligjit.

Në këtë rast, me veprim dhe mosveprim të anëtarëve të Komisionit të Posaçëm dhe të Këshillit, shkelja e ligjit haptazi dhe arritja e qëllimit antiligjor është realizuar, pikërisht me emërimin e pa të drejtë të dy kandidatëve të tjetër për SPAK-un.

Përveç kritereve ligjore haptazi të dukshme krahasuar me atë të kolegëve kandidatë, lidhur me kualifikimin gjatë gjithë karrierës profesionale, jo vetëm pranë Prokurorisë për Krime të Rënda por edhe në prokuroritë e rretheve gjyqësore, Krujë dhe Tiranë, ku në çështjet e ndërlikuara fakti dhe ligji ka hetuar dhe është specializuar kryesisht në hetimin e rasteve penale në fushën e krimit ekonomik, shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, konfiskime në kuadër të ligjit antimafia dhe Kodit Penal, hetimi i subjekteve të rëndësishme të niveleve të larta zyrtare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të kishte parasysh edhe cilësitë e posaçme të pasqyruara në CV e kandidates Sonila Muhametaj, si magjistrat që ka mbaruar shkollën e Magjistraturës në bashkëpunim me EURALIUS 2019,2021, trajnerë e ekspertëve “Për luftën kundër trafikimit dhe ndërgjegjësimit të trafikimit të qenieve njerëzore”, certifikuar nga ICMPD, 21-23 nëntor 2017, tituj si avokat, anëtare e shoqatave juridike që në fakultet, çka dëshmojnë për një karrierë të pasur dhe të domosdoshme për ngjitjen në detyrë.

KANDIDATI I KUALIFIKUAR ELVIN GOGAJ

Në vlerësimin sasior të dosjeve penale rezulton se kandidati ka vetëm 2 dosje penale të hetuara si prokurori i Shkallës së Parë në 21 vite eksperiencë;

Në vlerësimin cilësor profesional është shumë i cekët në arsyetim, pasi mungon vlerësimi mbi formulimin e akteve procedurale, shkrimin dhe arsyetimin ligjor të tyre;

Nuk ka çështje të ndërlikuara fakti apo ligji;

Nuk ka asnjë rast konfiskimi, sipas Kodit të Procedurës Penale apo ligjit Antimafia;

Nuk ka asnjë çështje sensitive apo publike; Kandidati përfaqësohet nga 11 çështjet e përfaqësuara në apel nëpërmjet konkluzioneve, të cilat nuk konsiderohen akte procedurale hetimor dhe nuk dëshmojnë aftësitë e tij në procesin e hetimit;

Megjithatë, edhe te 11 rastet e përfaqësimit në Apel, 7 çështjet duhet se janë të pasuksesshme lidhur me masën e dënimit dhe kualifikimit të veprës penale pasi nuk janë mbështetur nga gjykata, me gjithë qëndrimin e kandidatit, dy çështje janë pjesërisht të suksesshme, 1 rast ankimimi nuk dihet objekti dhe një rast ankimimi është bërë nga i pandehuri që përsëri nuk dihet objekti;

Gjatë vlerësimit rezulton se anëtarët e KLP-së mbajnë qëndrime të ndryshme, madje preferenciale, lidhur me vlerësimin e çështjeve të ndërlikuara për shkak të faktit apo ligjit;

Te kandidati për në SPAK, Gogaj, pranojnë të vlerësuar një çështje të ndërlikuar ligji apo fakti kur çështja ka si viktimë me pasojë vdekjen e një personi, apo kur është viktimë e mitur, apo kur çështja ka tre të pandehur, pavarësisht mbështetjes nga gjykata lidhur me kualifikimin e veprës penale të hetuar;

Referuar nenit 78 të ligjit “Për statusin e magjistratit”, rezulton se Elvin Gogaj duhet të kualifikohet me një vlerësim “të mjaftueshëm” në aftësitë e tij profesionale sipas KPK-së dhe “i mjaftueshëm” pas kryerjes së masës disiplinore dhe edukimit të detyrueshëm pranë Shkollës së Magjistraturës.

KANDIDATI I KUALIFIKUAR ALFRED SHEHU

Kandidati Alfred Shehu nuk plotëson edhe kriterin bazë ligjor të vlerësimit të performancës së prokurorit kandidat për në SPAK me vlerësimin “kualifikim të lartë”;

Referuar raportit të vlerësimit të Posaçëm për kandidatin Shehu çmoj se: Në vlerësimin sasior të dosjeve penale, ky kandidat ka 11 dosje penale të pranuara për vendimin, por të gjitha dosjet penale, ky kandidat ka 11 dosje penale të paraqitura për vlerësim nuk janë të përfunduara me vendim gjyqësor të formës së prerë, kusht ligjor ky, duke e bërë të papërcaktuar vlerësimin e këtij kandidati lidhur me aftësitë profesionale të tij, qëndrueshmërinë e akuzave dhe mbështetjen nga Gjykata;

Në vlerësimin cilësor profesional është shumë i cekët në arsyetim, pasi mungon vlerësimi mbi formulimin e akteve procedural, shkrimin dhe arsyetimin ligjor të tyre;

Nuk ka asnjë rast konfiskimi, sipas Kodit Penal apo ligjit Antimafia;

Ka arsyetim preferencial nga relatori Bujar Shehi lidhur me veprimet hetimore te prokurorit kandidat, duke anashkaluar edhe vendimmarrjen e gjykatës në tri çështje penale;

Paraqitet standard i dyfishtë arsyetimi lidhur me konceptin e çështjeve të ndërlikuara ligji apo fakti, krahasuar me dosjet e hetuara nga kandidatura ime;

Sa i përket qëndrueshmërisë dhe integritetit profesional përmendet në media në rastin e një procedimi penal që ka të bëjë me vrasjen e një shtetasi në qytetin e Elbasanit për rastin e zgjedhjeve. Pa përmendur këtu edhe arsyetimin e raportit profesional të DSIK-së ku shprehen për paqëndrueshmëri të prokurorit në aspektin e integritetit profesional./ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit