-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjidhet kreu i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Prodani largohet pa nisur votimi

Kryesoret

Janë mbyllur zgjedhjet, ndërsa janë publikuar edhe rezultatet për kreun e Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, ku president është zgjedhur ish-futbollisti i bardhebluve, Krenar Alimemeti me 44 vota pro 2 kundra dhe vetëm një abstenim. 

Ndërkohë, kandidati i propozuar nga Erion Veliaj për këtë pozicion, Eduard Prodani, u largua ende pa filluar votimi. Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë ka 41 shoqata, me 67 delegatë, ku prej tyre 65 ishin të pranishëm.

Me votim të hapur dhe me 2/3-at e votave u miratua edhe rendi i ditës, ku u shtua votimi edhe 5 delegatë të tjerë që kjo shoqatë do të çojë në Asamblenë e Përgjithshme më 2 mars, ku do të zgjidhet edhe kreu i FSHF.

Shtimin e 5 delegatëve, kandidati për kreun e FSHF, Dritan Shakohoxha, e vlerësoi si një trukim të hapur të garës dhe një veprim kriminal, sipas tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit