Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së martës në Shkodër si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në lagjen Partizani, Rrruga e Komanit. Bëhet e ditur se mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një shtëpie.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.