-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë nesër kundër shtrenjtimit të energjisë

Kryesoret

Për shkak të gjendjes energjetike në vend dhe propozimit për shtrenjtim të rrymës, të mërkurën është paralajmëruar protestë qytetare.

Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ndërkaq do të kërkohet të mos aprovohet bllok-tarifa e propozuar nga ZRRE-ja dhe të nacionalizohet KEDS-i.

Më 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për vendosjen e bllok-tarifës dhe rritjen prej 9% për të gjithë konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh, ndërsa rreth 200% rritje të çmimit për konsumatorët që e tejkalojnë 600 kW.

“Vendosja e bllok-tarifës do ta afektojë jetën dhe buxhetin e secilit prej nesh. Gjatë sezonit të dimrit konsumi energjetik i një familjeje mesatare në Kosovë e kalon në çdo formë 600 kWh. Kjo do të thotë që nëse ne e kemi paguar një faturë prej 58 eurove, me tarifën e re do të paguajmë rreth 108 euro”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, përveçqë i palogjikshëm, ky propozim do t’i pasurojë edhe më tej bizneset, në kurrizin tonë.

“Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë, që synim e ka jetesën ose edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin”, thuhet tutje.

Po ashtu theksohet se në këtë mënyrë po shantazhohen qytetarët.

“KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milionë euro fitim në vit, por i ka bërë argatë ZRRE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve të Kosovës.

Këto shantazhe ne qytetarët e këtij vendi nuk do t’i lejojmë kurrsesi. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRRE-së e me KEDS-in. Andaj, ju ftojmë që të mërkurën, duke filluar nga ora 12:00, të mblidhemi, ta kundërshtojmë e ta parandalojmë këtë padrejtësi të radhës ndaj nesh. Protesta nis te sheshi ‘Zahir Pajaziti’ dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore: Mosaprovimi i bllok-tarifës së propozuar nga ZRRE-ja; nacionalizimi i KEDS-it”, thuhet në fund. /Zeri/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit