Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pyetjen e radhës nga Këshillimi Kombëtar për qytetarët, që lidhet me drejtësinë. Qeveria kërkon nga qytetarët një rrugë si të veprohet me gjyqtarët që ende nuk kanë dalë në vetting dhe gjatë kohës që presin radhën vendimet e tyre janë jo të drejta. A duhet të pezullohen këta gjyqtarë dhe prokurorë?
Kjo është pyetja që qeveria u ka dërguar qytetarëve. Alternativat e përgjigjes janë tre; të pezullohen, jo dhe nuk e di. Por cili është mekanizmi që mund të përcaktojë nëse një vendimmarrje është e drejtë apo jo? Një pjesë e shoqërisë këtë e shikon si ndërhyrje dhe presion të qeverisë kundër sistemit të drejtësisë.
/5pyetjet.al