Gjykata e Lartë nuk përparon dot për zgjedhjen e tre anëtarëve që zgjidhen prej saj në Kushtetuese.
Arsyetimin ligjor të kësaj stepjeje të kuadrit gjyqësor shqiptar e ka shpjeguar sot vetë Gjykata e Lartë me anë të një deklarate, ku Gjykata evidenton se aktualisht ajo është e përbërë nga 9 anëtare nga 19 që është edhe numri i përgjithshëm i parashikuar.
Kjo e bën të pamundur zgjedhjen, nga momenti që minimumi i përcaktuar është ai i 10 anëtarëve.
Për këtë arsyeje, Gjykata e Apelit deklaron se mbetet “në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që bën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”. / A2