-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koka brenda, Gugallja dhe Zoto në kërkim ndërkombëtar për inceneratorët

Kryesoret

Me kërkesë të SPAK, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi nga kontrollet nuk janë gjetur brenda vendit. Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë pronarët e kompanive që fituan koncesionin dhe ndërtuan inceneratorin e Elbasanit.

I arrestuari i vetëm deri tani për inceneratorët është ish-ministri Lefter Koka. Sipas SPAK, Koka i ka shkaktuar buxhetit të shtetit rreth 3.7 milionë euro dëm duke e marrë këtë shumë në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive.

Leja koncesionare dyshohet se është marrë nëpërmjet ryshfetit ndërsa kompania me pronare Stela Gugalljan, i lëshonte fatura fiktive për punë të pakryera kompanisë së Klodian Zotos. Inceneratorët janë kthyer në kauzën kryesore të opozitës.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit