Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social facebook shkruan se Vlora është në ditën e katërt duke u helmuar me tym dhe blozë.
“Dita e katërt e turizmi të tymit, blozës dhe helmeve! Krim i tmerrshëm! Prej katër ditësh vazhdon tymi, helmi, bloza nga djegia e qindra mijëra tone plehra në Vlorë. Shkaku korrupsioni vjedhja e fondeve të ndërtimit të landfillit të ri nga Rama me Zoton e tij! Krim i shëmtuar mjedisor, shëndetësor, qeveritar”, shkruan Berisha.