Shifra alarmante përmban sot raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. 4397 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit. 16 mijë e 307 persona u testuan, ndërkohë 607 u shëruan. Numri i rasteve aktive është mbi 25 mijë.
Në Kosovë janë regjistruar 4397 raste të reja me koronavirus sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë më 26 janar.
Rastet e reja dolën pas testimit të 16,307 mostrave. Nga kjo shifër i bie se rreth 27 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, bëhet e ditur se janë shëruar edhe 607 pacientë.
Në Kosovë, aktualisht janë 25,458 raste aktive me koronavirus.
Deri më tani, të vaksinuar plotësisht, me dy doza të vaksinës janë 832,020 persona.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës. Deri më sot 832.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 65.147 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar raste të vdekjes”, njofton MSH.
Po ashtu, në njoftim thuhet se sot janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333.
Në Kosovë, të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare mund të vaksinohen kundër koronavirusit. Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.