-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nis zbatimin e modelit amerikan në Lushnje, zyrtarizon 4 kandidatët për primaret

Kryesoret

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zyrtarizuar katër kandidatët për kryetar bashkie në Lushnje.

Lajmi është bërë i ditur nga Klevis Balliu, i cili është anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD. Ndërkohë, ditën e diel, anëtarësia do të votojë për të zgjedhur edhe kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit për kryetar të Bashkisë së Lushnjes.

4 kandidatët në primaret e PD në Lushnje:

Arben Zajmi, Jurist-Ekonomist

Elton Bano, Jurist

Eurion Iliazi, Mësues

Indrit Qerimi, Mësues

Dy ditë më parë, Sali Berisha zbuloi edhe mënyrën se si do të bëhet zgjedhja e kandidatëve. Berisha shkroi se zgjedhja do të jetë e ngjashme me primaret në SHBA dhe sipas tij është dëshmuar i suksesshëm, transparent dhe do të sjellë rezultate të mira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit