-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“5 Maji” ultimatum qeverisë: Drejtësi ose ngremë çadrat në parlament, do bllokojmë “Shqiponjën”

Kryesoret

Më shumë se një orë zgjati protesta e banorëve të zonës së “5 Majit” dhe Laprakës përpara parlamentit. Tubimi u mbyll me një ultimatumin drejtuar qeverisë se nëse shtëpitë e tyre që u shembën nuk vlerësohen sipas çmimeve të tregut, atëherë ditën e shtunë do të bllokojnë sheshin “Shqiponja” dhe më pas do të ngrenë çadrat përpara parlamentit.

“Do të marrim çadrat dhe do i ngremë këtu para parlamentit, këtu në shesh. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve shikoni kauzën tonë se kjo do të ndodhë me të gjithë ju. Vëllezër dhe motra, ju bëj thirrje, hajdeni bashkohuni me kauzat tona, se këto janë edhe tuajat. Të shtunën të dalim të bllokojmë sheshin “Shqiponja”.

Kemi dorëzuar edhe letrat në SPAK dhe besojmë se shumë shpejt do të vendosë drejtësinë. Këta deputetë po të ishin burra do të vinin këtu, nuk do u ndodhte asgjë, o lepurusha. Nëse donim me u bë gjë do u kapnim atje në kafe. Nuk po kërkojmë lëmoshë dhe as luks” tha njëri nga banorët.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit