Arsimi, konkurrent i “Për’puthen 2” bëri bujë, sepse deklaroi që në hyrje të tij se ishte i divorcuar dhe se ka një djalë.
Ai gjithashtu ka pasur edhe një lidhje me Ana Lleshin e cila është bërë përsëri konkurente e “Përputhen 3”.
Pas ndarjes me të i ftuar te emisioni “Shqipëria live” ai ka pohuar se është kthyer përsëri me ish-bashkëshorten e tij.
“Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje. Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë. Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj. “,- tha ai.
Arsimi, shqiptar i Maqedonisë, ka 3 muaj që është rikthyer me gruan e tij dhe tregoi se beson se do ta zgjerojnë familjen.
/5pyetjet.al