Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka marrë vendimin për të shkarkuar zëvendësministrin e Arsimit, Nazif Yilmaz, pas dy sulmeve me armë që tronditën vendin dhe që i morën jetën nëntë personave, përfshirë tetë nxënës të moshës 10 dhe 11 vjeç, dhe një mësues.
Sulmet e dhunshme ndodhën gjatë muajit prill në qytetet Kahramanmaras dhe Sanliurfa, kur një 14-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij në Kahramanmaras, duke vrarë nëntë persona, ndërsa një tjetër sulm i ngjashëm ndodhi në Sanliurfa, ku një ish-nxënës kreu vetëvrasje pas aktit.
Sipas dekreti presidencial, Yilmaz u zëvendësua nga Jihad Demirli në detyrën e zëvendësministrit të Arsimit.
Presidenti Erdogan gjithashtu shpalli masa të reja për kufizimin e pronësisë së armëve në Turqi, duke nënvizuar se do të ndërmerren veprime për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.









