Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se Irani dëshiron vërtet të bëjë një marrëveshje me SHBA-në dhe se kjo do të ishte një marrëveshje e mirë për Uashingtonin dhe aleatët e saj.
“Irani dëshiron vërtet të bëjë një marrëveshje dhe kjo do të ishte një marrëveshje e mirë për SHBA-në dhe ata që janë me ne”, shkroi Trump.
Ai shtoi se “marrëveshja më pas hyn në detaje shumë të forta dhe të gjera mbi aspekte të ndryshme të çështjes bërthamore. Në fakt, kjo është pjesa më e madhe e marrëveshjes”, shtoi ai përpara se të sulmonte CNN-në si “një katastrofë të profilit të ulët”.









