Ministria e Shëndetësisë njoftuar se në Kosovë janë 25 mijë e 458 raste aktive me COVID-19.
Komunat me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prishtina me 8 mijë e 864 raste, Peja me 1 mijë e 925, Mitrovica me 1 mijë e 763, Gjilani me 1 mijë e 559, Prizreni me 1 mijë e 497, e të tjera.
Dje janë regjistruar 4 mijë e 397 raste të reja me COVID-19, nga 16 mijë e 307 testime të kryera. Ndërsa janë shëruar 607 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.333./21Media