Për herë të parë pas dy viteve që nga fillimi i pandemisë, në Gjermani janë regjistruar mbi 200 mijë raste të reja me Covid për 24 orë.
Kjo ka sjellë gjithashtu shkallën e incidencës shtatë-ditore në një nivel të ri prej 1017,4 raste të reja për 100,000 banorë, nga 940,6 një ditë më parë dhe 638,8 saktësisht një javë më parë. Në tetë shtete federale shkalla e incidencës tani ka tejkaluar 1.000 raste të reja për 100.000 banorë.
Berlini aktualisht ka normën më të lartë prej 1.863,2, i ndjekur nga Hamburgu me 1.616,2.
Deri më tani, rreth 73.7 për qind e popullsisë së Gjermanisë është plotësisht e vaksinuar.
Ministri i shëndetësisë, Karl Lauterbach bëri thirrje që të merret një vendim sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shmangur vonesat e panevojshme. Deputeti i FDP-së, Andreë Ullman, bëri thirrje për bisedime nëse duhet vendosur vaksinimi i detyrueshëm për personat mbi 50 vjeç. Edhe deputetë të tjerë u shprehën se janë dakort për vendosjen të vaksinimit me detyrim vetëm për të moshuarit. Kreu i grupit parlamentar të SPD, Dagmar Schmidt dhe ekspertja shëndetësore e të Gjelbërve, Kirsten Kappert-Gonther folën në favor të vaksinimit të detyrueshëm për të gjithë të rriturit që nuk përjashtohen për arsye mjekësore.
“Ne kemi nevojë për një shkallë shumë të lartë vaksinimi për të dalë nga pandemia,” tha Schmidt.
/5pyetjet.al