Një apartament pranë shkollës së muzikës në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes, duke i marrë jetën një personi.
Mësohet se viktima është 67-vjeçari Edmond Ramollari, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë ngrohësja elektrike.
Zjarrfikësja mbërriti në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.