Ambasadorja e Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar këtë të premte një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Me anë të një postimi në Twitter, Yuri Kim ka postuar një foto nga takimi, ndërsa bashkëngjitur shkruan se një opozitë e fortë është thelbësore për demokracinë e vendit.
“Faleminderit Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen forcimi i institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipëri nga veriu në jug. Një opozita e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.