-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Matura Shtetërore ndryshon vitin tjetër

Kryesoret

Duke filluar nga viti 2023, matura shtetërore do të ndryshojë sërish. Sipas Ministrisë së Arsimit gjetjet e maturës shtetërore të vitit të kaluar treguan për disnivel vlerësimi të nxënësve krahasuar me notën mesatare gjatë vitit mësimor dhe atij të provimeve të maturës.

Ndryshimet e maturës shtetërore do të përfshijnë testin e Matematikës dhe Gjuhës Shqipe, ku sipas të dhënave të maturës shtetërore për vitin 2021 notamesatare e gjimnazistëve në Matematikë ishte 6 dhe ajo në Gjuhë Shqipe 7.

Sipas MAS, korrigjimi dixhital ka treguar një vlerësim të drejtë dhe të saktë për maturantët. Për këtë arsye pritet që në testim të shtohen pyetjet që do të korrigjohen në mënyrë dixhitale.

Të dhënat e maturës shtetërore të publikuara pa ditë më parë nga Ministria e Arsimit treguan një rënie me 3-4 nota të nxënësve në provimet e maturës, krahasuar me arritjet gjatë vitit mësimor, duke lënë vend për fiktivitet në vlerësimin e nxënësve.

5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit