Moderatorja Einxhel Shkira është kthyer në shtëpinë e Big Brother.
Në pamjet që janë publikuar në rrjet Einxhel shihet tek hyn më krahun që e ka në allçi, teksa banorët kanë dalë të gjithë ta presin. Ata nuk i kanë kursyer batutat me moderatoren në mënyrë që ajo të ndihet më mirë dhe janë treguar të gatshëm ta ndihmojnë.
Ajo iu tregon
“Sot kur erdhi që të më kontrollonte, i thashë doktorit, a e pe mbrëmë Big Brotherin? Më tha shkova vonë në shtëpi, nuk arrita që të shihja”, tregon Einxhel, ndërkohë që nuk ka lënë mangët komentin e saj as për zinxhirin e shpëtimeve, që nisi prej saj.
“Iu thashë u desh që të thyeja krahun, që të më binte mua radha që të nisja zinxhirin”, tha moderatorja.
“Në 7 të mëngjesit kam fjetur, nuk më zinte gjumi për qamet, kisha mbetur kështu si… Do ta mbaj 10 ditë allçinë, fizoterapinë, koha e rikuperimit është goxha.
Ishte krahu komplet i shkalafitur, më kanë vendosur vidë, unë tentoja që ti shpjegoja mjekut të parë rënies, kam rënë me dorë i thoja”, tregon më tej Einxhel.
“Kam vida, kam tela”, thotë moderatorja.
/5pyetjet.al