Futbollisti shqiptar Arbër Hoxha ka shënuar sërish gol në kampionatin kroat, i cili luan me skuadrën Dinamo i Zagrebit.
Sulmuesi kuqezi arriti të shënonte në minutën e pestë me një goditje të bukur nga jashtë zonës në transfertën që Dinamo po zhvillon ndaj Goricës.
Ky ishte goli i shtatë për Hoxhën në kampionat në 29 ndeshje të luajtura.
27-vjeçari gjatë kësaj ndeshje ka arritur të dhurojë 5 asiste.









