Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar të gjithë emrat që do të garojnë ditën e diel. Zgjedhja sipas z. Berisha do të bëhet në bazë të modelit të primareve, pra kandidatët do të përcaktohen nga anëtarët përmes zgjedhjeve në struktura. Ata që do të marrin më shumë vota do të jetë zyrtarisht kandidatë. Modeli i primareve është marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vihet re që mungon emri i Voltana Ademit, e cila drejton aktualisht Shkodrën, pavarësisht se mandati i ka përfunduar, dhe mendohej që ajo dhe Bardh Spahija do të ishin dy kandidatët më kryesor.
Lista e plotë e emrave:
Dibër:
Behar Baudin Dema, ekonomist,
Dafina Bajram Muda, psikologe,
Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar,
Durrës:
Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist,
Silvja Xhemal Gjepali, IT,
Lushnje:
Arben Ibrahimi Zaimi, jurist-avokat,
Elton Ilir Bani, jurist-avokat,
Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik,
Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik,
Rrogozhinë:
Eqerem Ymer Deliu, ekonomist,
Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar,
Hekuran Selman Xhani, mjek veterinet,
Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi,
Vladimir Selman Manushi, mjek dentist,
Shkodër:
Alfred Ernest Kocobashi, jurist,
Arben Xhavid Maliqi, jurist,
Astrit Myfid Bushati, jurist,
Bardh Ali Spahija, mjek,
Irena Lodovik Shestani Shala, economist,
Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike,
Vorë:
Luan Gani Beta, inxhinier,
Lulzim Sefer Vrana, ekonomist,
Gjithashtu të ditura bëhen edhe qëndrat e votimit për ditën e nesërme, ku mund të votohet nga ora 8 deri në orën 17:00.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Image-2022-01-29-at-5.32.38-PM-640x276.jpeg)