-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kompanitë ajrore anashkalojnë qiejtë ukrainas

Kryesoret

Shumë prej kompanive ajrore janë duke ndryshuar inteneraret e tyre si dhe oraret e fluturimeve të parashikuara për të kufizuar sa më shumë ekspozimin e tyre në hapësirën ajrore ukrainase.

Sipas zëdhëndësit të tyre, kompania Ryanair Holding Plc, e cila është njëkohësisht edhe kompania më e madhe ajrore në Europë, ka reduktuar në masë të konsiderueshme fluturimet drejt Ukrainës.

Sipas kompanisë, siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është prioriteti numër një. Po ashtu, situata do të vijojë të monitorohet dhe fluturimet do të përshtaten me rrethanat.

The European Union Aviation Safety Agency tha se po monitoron zhvillimet në koordinim me industrinë e aviacionit dhe Komisionin Evropian.

Ndërkaq, Willie Walsh, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, tha se grupi i tregtisë ajrore po punon me Eurocontrol, i cili mbikëqyr hapësirën ajrore europiane, për të siguruar shmangien e zonave ku mund të ketë rritje të tensioneve.

{Përshtatur nga Al Jazeera}

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit