-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulen tensionet midis Turqisë dhe Armenisë

Kryesoret

Në Forumin e Diplomacisë që do të zhvillohet në Antalia në muajin mars pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm armen A. Mirzoyan. Lajmi është bërë i ditur nga vetë homologu i tij turk, M. Çavuşoğlu.

Sipas këtij të fundit, Forumi Diplomatik i Antalias do të jetë një ogur i mirë për të rritur besimin mes Ankarasë dhe Jerevanit zyrtar. Takimi i fundit mes tyre u mbajt në Moskë para disa kohësh ku një nga pikat kryesore të diskutimit ishte edhe zhvillimi i përbashkët i rrugëve të reja tregtare në Azi.

Në takimin e muajit që vjen pritet që të jetë prezent edhe një delegacion nga Azerbajxhani. Sipas zyrtarit turk, midis dy vendeve, ky takim duhet të shërbejë për të rritur besimin ndaj njeri-tjetrit.

Turqia e ka mbështetur hapur Azerbajxhanin kryesisht në konfliktin që u zhvilluar në Nagorn-Karabakh. Kujtojmë që në atë konflikt, forcat armene dolën të humbura.

{Përshtatur nga TaNea}

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit