-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje te LDK e Podujevës për kuvendin e jashtëzakonshëm

Kryesoret

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, thotë se dega lokale e LDK-së bashkë me kreun e partisë, Lumir Abdhixhiku, kanë thirrur mbrëmë një Kuvend të jashtëzakonshëm.

Por sipas Veliut, një kuvend i tillë është kundër statutit të LDK-së dhe si pasojë i paligjshëm. Ai saktëson se nuk do të marrë pjesë.

“Duke qenë se kuvendi i sotëm është kundërstatutar dhe i paligjshëm, të dashur veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së, ju njoftoj se nuk do të marr pjesë në një farsë të tillë, ku do të tentohet të kontrabandohet një kryetar i ri, që nuk është as pjesë e strukturave të degës sonë”, shkruan Veliu në rrjetet sociale.

Sipas tij, ky veprim i Abixhikut do të çojë në shkatërrimin e bastionit të fundit të LDK-së. /Gazeta Ekspres/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit