Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) në raportin e fundit që ka publikuar konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.
Ministria e Financave të Shqipërisë theksoi se agjencia vlerëson se rritja reale do të mbetet solide gjatë viteve të ardhshme, mesatarisht 3.5-4.3 përqind, e mbështetur fort nga konsumi i familjeve, investimet në infrastrukturë dhe ringritja në turizëm.
Vlerësimi i agjencisë mbështetet nga perspektiva rritjes ekonomike të Shqipërisë, regjimi relativisht fleksibël i kursit të këmbimit dhe rezervat e forta valutore.
Po sipas raportit, konsolidimi fiskal ka të ngjarë të ngadalësohet, “ne besojmë se deficiti i qeverisë do të ngushtohet në vitet e ardhshme”.
Në fund agjencia thotë se autoritetet shqiptare po vijojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik.
/5pyetjet.al