Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare Kurt Kola. Ish-kryetar i shoqatës së të përndjekurve prej disa javësh ishte infektuar me koronavirus dhe si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore pas probleme në mushkëri përfundoi në intubim. Ditët e fundit gjendja e tij ishte agravuar dhe sot ndërroi jetë. Lajmin e trishtë e njoftoi përmes një postimi në Facebook, djali i tij Bilal Kola.
“Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale.
Eshte thuajse rregull perbashkues qe njerezit e zakonshem kane tendence te natyrshme dy procese ne jete: 1. Te minimizoje dhimbjet; 2. Te maksimalizoje kenaqesite. Njerezit e jashtezakonshem fale konshiences se tyre te lartesuar, bejne perjashtim nga ky rregull. Ata gjithmone zgjedhin me koshience te bejne gjene e drejte, pavaresisht se kjo mund tu shkaktoje dhimbje!
Kurt Kola nuk eshte thjeshte 1 njeri i jashtezakonshem, por eshte individi me i jashtezakonshem qe une njoh!
Lamtumire babush, jam i sigurte qe Shpirti yt do prehet ne Parajse! Homazhet mortore kryhen nga ora 16:00 e dites se sotme, deri ne oren 11:00 te Dielen, tek Salla Internacional, mbrapa Raifeissen Bank- Rr. Kavajes. Ceremonia mortore e varrimit kryhet diten e diele ne ora 11:00, Varrezat Sharre” shkruan ai.
/5pyetjet.al