Është duke vijuar procesi i votimit në Dhomën e Deputetëve për zgjedhjet presidenciale në Itali. Deri më tani, sa i takon senatorëve të mazhorancës që janë shfaqur në mbështetje të qeverisë Draghi, është vënë re se nuk i janë përgjigjur thirrjes ose kanë abstenuar.
Ndërkaq, në votim janë parë të marrin pjesë ish-Kryeministri Renzi, T. Bellanova apo edhe L. Noja.
Ndërkaq, nga ana tjetër, kandidati potencial Pier Fernando Casini është shprehur se “emri i tij duhet të jetë në tavolinë nëse ai përfaqëson një moment bashkimi dhe jo përçarje midis palëve”. Kujtojmë se emri i Casinit doli pas një takimi mes përfaqësuesve politikë pas përçarjes së Forza Italia me qendrën e djathtë.
{Përshtatur nga Ansa}