Adama Traorè, lojtari që ka rënë në sy në Premier League për fizikun dhe shpejtësinë e tij, është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës.
Sulmuesi i krahut u largua nga Wolverhampton pas 4 sezonesh në Premier League dhe kthehet të veshë fanelën e katalanasve.
Adama ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Barçës, ndërsa ka luajtur disa ndeshje edhe me ekipin e parë në periudhën 2013-2015.
Spanjolli do të prezantohet ditën e mërkurë, ndërkohë që Barça e ka huazuar sulmuesin 26-vjeçar deri në fund të sezonit.
Pas Ferran Torres, Barcelona përforcon vijën sulmuese, duke rritur shanset që këtë sezon të vështirë ta përfundojë të paktën në zonën Champions.