Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë këtë të enjte në aktivitetin “Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për Integrimin”, duke theksuar rëndësinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si prioritet kryesor.
Ai paralajmëroi gjithashtu për gjendjen e demokracisë në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një “autokraci elektorale”.
“Shqipëria sot ndodhet në një moment shumë të veçantë. Pak muaj më parë, V-Dem e klasifikoi Shqipërinë si një autokraci elektorale. Nëse shikoni zgjedhjet e 11 majit të kaluar, do të gjeni se ato u zhvilluan në një shtet-parti, në një model të partisë-shtet,” u shpreh Berisha.









