-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bombë ciklonike” me 120 km/h godet SHBA-në

Kryesoret

Një stuhi dimërore ka shkaktuar reshje të paprecedentë bore në pjesë të verilindjes së Shteteve të Bashkuara.

Kjo stuhi dëbore, e cilësuar “bombë ciklonike” nga Shërbimi Motit (NWS), një fenomen i karakterizuar nga një rënie e shpejtë dhe e menjëhershme e presionit atmosferik. NWS regjistroi erëra prej 80-120 km/h dhe parashikoi që temperatura të bjerë ndjeshëm gjatë natës.

Më shumë se 95,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike dhe bora vazhdon të bjerë. Në disa qytete është shënuar një “rekord absolut”, ku lartësia arrin në 70 cm. Në Brooklyn, në zonën e Campbell Hill, trotuaret u mbuluan me 30 centimetra borë dhe shumë dyqane u mbyllën.

Metroja e Nju Jorkut funksionon pothuajse normalisht dhe shërben, si në çdo mot të keq, si një strehë për mijëra të pastrehët në qytet.

Mbrëmjen e së shtunës, autoritetet lokale u kërkuan sërish banorëve që të shmangin të paktën deri në mesditën e së dielës lëvizjet e panevojshme.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit