-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjashtë të arrestuar në Tiranë për kokainë dhe breshëri kallashi te rezidenca e VIP-ave

Kryesoret

Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Dy të rinj janë arrestuar për posedim kanabisi dhe kokainë, një për të shtëna me armë zjarri te Kodra e Priftit e njohur si zonë rezidenciale e VIP-ave.

Njoftimi i plotë

Vihen në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Gj. Z., 22 vjeç, pasi në Arbanë, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sattiva;

– R. S., 34 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. G., 48 vjeç, pasi te Kodra e Priftit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke prishur rendin dhe qetësinë publike;

– G. B., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S., 58 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, gjatë shoqërimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit