Fundjava ka bërë që shumë qytetarë nga zona të ndryshme të vendit të zgjedhin Dardhën si dëstinancionin e tyre të preferuar për të kaluar disa orë mes dëborës.
Megjithatë, për ata që kishin vendosur të shkonin këtë fundjavë në këtë pikë turistike nuk ka qenë kaq e lehtë.
Mësohet se, si pasojë e fluksi të madh të mjeteve, rruga është bllokuar për minuta të tëra në majë të Bigllës pranë pikës turistike. I gjithë ky trafik është krijuar si pasojë e fluksit të mjeteve, por edhe për shkak të parkimeve të gabuara në atë zonë.