-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj rikthehet tek akuzat ndaj Dukës: Federata që vjedh zgjedhjet, shet edhe lojën

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës iu rikthye këtë të diel sërish akuzave ndaj kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. Veliaj mori pjesë në një event me volejbollistet U-16 që garojnë në Kampionatin Kombëtar.

Veliaj u shpreh se një Federatë që vjedh zgjedhjet e veta manipulon edhe ndeshjet sportive.

“Aty ky ka bashkëpunim, ku ka transparencë, aty ku kryetari i Federatës, Erli ynë i mrekullueshëm, aty ku sekretari i Federatës, zgjidhen me zgjedhje të lira, me zgjedhje të pastra, me një listë delegatësh që e dinë të gjithë, ai që fiton përqafon kundërshtarin dhe të gjithë krijojnë një federatë model si Federata e Volejbollit. Nëse Albensi do kishte votuar pa delegatë, pa lista. Nëse Erli do ishte votuar me manipulime ju nuk do të ishit këtu sot.

Sepse një federatë që vjedh zgjedhjet e veta sigurisht vjedh edhe zgjedhjet e ndeshjesh, shet edhe lojën. E kthen në tender dhe ankand volejbollistin që do shkoj në kombëtare. Dhe fillon te mënyra si funksionon federata që në të kemi garanci që edhe loja këtu do jetë e pastër. Kur shumë miq më pyesin po përse futesh në këto debate. Përgjigjja që kam është kjo, nëse kryetari i bashkisë shikon dikë dhe nuk reagon dhe është njeriu më i fuqishëm i qytetit kush do reagojë?! Kujt ia mban të reagojë?! Një mësues fizkulture humbet certifikatën, një lojtar humbet kartonin, një ekip që reagon bie nga kategoria nëse ai që drejton është i pa moralshëm, shet ndeshjen, shet fair play-n”, tha Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit