-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Anës detit i palarë”, Kalo: Kam 3 dekada që kur futem në dush më kujtohet Noli

Kryesoret

Kjo javë për mjekun infeksionist, Tritan Kalo, nuk ka nisur siç duhet, ashtu si mund të ketë nisur edhe për shumë të tjerë, pa ujë!

Me anë të një postimi në Facebook, Kalo shkruan se në shtëpinë ku banon deri sa erdhi demokracia uji kurrë nuk mungonte, por në tre dekadat e fundit sa herë që futet për të bërë dush, i kujtohen vargjet e Nolit.

Ai ka edhe një “propozim” që të të shtojë edhe një tjetër pyetje në Këshillimin Kombëtar të prezantuar nga qeveria.

Postimi i plotë i Tritan Kalos

Kohë kovidiane…31.01.2022…Ditë e javë sa më të mbarë miq, dashamirës, të afërm dhe bashkëkombës….Ka vite që vargu “Anës detit i palarë…” (“Anës lumenjve”, Th. S. Noli), më vjen ndërmend sa herë më duhet të lahem/bëj dush ose të laj teshat në fund të javës… Uji ose nuk vjen me presionin e zakonshëm dy-tre herë në ditë, kur ai rrjedh në çezmat tona me ndihmën e një pompe ose edhe “nuk turpërohet të mos vijë fare”….

Unë jam në katin e tretë, mendoni familjet që ndodhen në dy katet sipër banesës sime…Fatmirësisht ka në shitje “letra të lagura për bebet”, të cilat na mundësojnë edhe ne “bebet e rritura” të qëndrojmë të pastër….KUR kemi hyrë në këtë pallat në Dhjetor 1962 dhe deri në Maj-Qershor 1992, të 24 orët e ditës UJI KURRË nuk mungonte në çezmat tona….RRËNOFTË DEMON-KRACIJA që na e hoqi “këtë bezdi”…

Para pak vitesh u hap një kanal i cekët nën trotuaret e Rrugës “Muhamet Gjollesha”, dhe u instalua një lidhje e re me tubin qendror të ujit në pallatin tonë, duke na u thënë se tash e tutje uji nuk do të na mungonte….

BROÇKULLAT e zakonshme elektorale….Lali Eri, PUSHTOJE edhe “kështjellën e fundit që është jashtë kontrollit tënd”, FSHF-në, POR ke marrë dy herë votat edhe për 24 orë ujë në rubinetat tona, si dhe për mos shpërfytyrimin kullësor të urbanizimit  të Kryeqytetit të të gjithë Shqiptarëve….Do sugjeroja që Pika e 13-të e Këshillimit Kombëtar të ishte: “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”?!?!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit