Nga Arbër Zaimi
Pse disa media shqiptare, kur raportojnë për dialogun Kosovë – Serbi, vazhdimisht kanë hallin e “asociacionit”?
Vazhdimisht shtojnë vetëm pyetjen: “A do të kërkohet asociacioni nga Amerika dhe BE”.
Po të ishte media që ndjek interesin publik mbase do të duhej të shtronin pyetje të tjera, si psh.:
A do të imponohet nga perëndimi çarmatimi i Serbisë?
A do të detyrohet Serbia të kthejë trupat e të pagjeturve?
A do t’i vihet kusht Serbisë që ta trajtojë minoritetin shqiptar në Serbi po aq mirë sa ç’trajtohet minoriteti serb në Kosovë?
A do të detyrohet Serbia t’i njohë diplomat e universiteteve shqiptare ku kanë studiuar shumë shqiptarë që jetojnë nën Serbi?
A do të pranojë Serbia t’i heqë pengesat e ndryshme dhe diskriminimet që iu bëhen tregtarëve nga Kosova?
/5pyetjet.al
—