Me t’u mbyllur ky sezon, Lorenzo Insigne do të largohet nga skuadra e Napolit në drejtim të Kanadasë, aty ku ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. Napoli është vënë në kërkim të një lojtari të denjë për të zëvendësuar kapitenin e tyre aktual dhe në dritë ka dalë emri i shqiptarit Adnan Januzaj, i cili luan me kombëtaren e Belgjikës.
Sulmuesi shqiptar nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me klubin bask, kontratë e cila skadon në verën e këtij viti.
Gjiganti italian Napoli po monitoron situatën dhe është gati ta transferojë atë në Diego Armando Maradona Stadium.
Corriere dello Sport ka raportuar se kontaktet e para mes klubit italian dhe agjentëve të lojtarit tanimë janë. Napoli synon që të nënshkruajë një parakontratë me reprezentuesin e Belgjikës qysh në muajin shkurt në mënyrë që Januzaj t’iu bashkohet në verë si transferim i lirë.
Januzaj këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me Real Sociedad ku ka shënuar katër gola e ka asistuar në tre të tjerë.