-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasi me makinë 26-vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja, policia arreston autorin

Kryesoret

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit, pasi akuzohet se një ditë më parë ka përplasur me makinë një 26-vjeçare, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. T.. Për fat të mirë, 26-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën e shtruar në spital.

“Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale, identifikoi dhe vuri në pranga autorin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 24 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” pasi në rrugën “Shahin Doçi”, ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin. 26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së automjetit dhe më pas të drejtuesit të mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, mbyllet deklarata e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit