Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Gjermani. Bild raporton se dy efektivë policie kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar me armë zjarri, ndërsa ishin në krye të detyrës gjatë një kontrolli trafiku në rrethin Kusel në Rheinland-Pfalz.
Ngjarja është raportuar se ka ndodhur pak pas orës 04:00 të mëngjesit të së hënës. Efektivët e policisë kanë raportuar fillimisht në radio se kishin ndaluar një makinë të dyshimtë për kontroll.

Pas pak momentesh, ka ardhur edhe një mesazh i dytë “Ata po qëllojnë mbi ne”, janë shprehur dy efektivët dhe më pas kontakti i radios është shkëputur.