Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka “thumbuar” Lulzim Bashën pak orë pasi Sali Berisha shpalli koalicionin me LSI-në duke e çarë zyrtarisht opozitën në dy pjesë dhe favorizuar shumicën socialiste për të fituar të gjitha bashkitë.
Spiropali duke iu drejtuar liderit të PD-së thotë se është kurioze të dijë si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e 6 marsit.
“Erdhi 6 marsi! Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen”, shkruan Spiropali.
Edi Rama e ka “injoruar” duke mos e njohur si kryetar të PD-së dhe për këtë arsye në parlament me Lulzim Bashën replikon gjithmonë Spiropali.
/5pyetjet.al