-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjerohet koalicioni, partia e Patozit: Votoni kandidatët e Berishës

Kryesoret

Partia Bindja Demokratike, që u themelua dhe në zgjedhjet e fundit u drejtua nga Astrit Patozi mbështet kandidatët e opozitës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në një deklaratë për mediat ajo deklaron se mosarritja e konsensusit për pasjen e një kandidati të përbashkët përballë qeverisë i dëmton shumë interesat dhe pritshmeritë e opozitës në të gjashta njësitë vendore.

Por cilët janë kandidatët e opozitës deri tani, që “BD” bën thirrje pë mbështetje? Edhe pse nuk e përmend me emër konkret, kandidatët e vetëm që janë shpallur deri tani nga opozita janë nga radhët e Sali Berishës, që është në koalicion me LSI-në.

“Bindja Demokratike mbështet kandidatët e opozitës dhe inkurajon zgjedhësit që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke vlerësuar sipas rastit individin më të mirë.

Bordi Drejtues i saj në mbledhjen e sotme vlerësoi se mosarritja e konsensusit për pasjen e një kandidati të përbashkët përballë qeverisë i dëmton shumë interesat dhe pritshmeritë e opozitës në të gjashta njësitë vendore. Por kjo është një kosto, të cilën duhet ta mbajnë më shumë ata që e shkaktuar, edhe pse ajo cënon drejpërsëdrejti interesat e zgjedhësve të tyre.

Kjo është një faturë e madhe, që përmbledh vendimin e marrë për djegien e mandateve, që u shoqërua më pas me bojkotimin e zgjedhjeve, si dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit të brendshëm në Partinë Demokratike.

Në kushtet e krijuara çdo kandidaturë e re nga radhët e opozitës vetëm se do ta rëndonte edhe më tepër pozitën e saj në raport me maxhorancën dhe do të zbehte edhe më shumë shanset për fitore.

Ndaj duke i qëndruar strikt parimit të shpallur që gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, Bindja Demokratike fton qytetarët e 6 bashkive që më 6 mars të zgjedhin atë që kanë apo ndjejnë më afër tyre prej kandidatëve të opozitës”, thuhet në deklaratën e BD.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit