-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita e Kosovës me qëndrim të njëjtë para ndërkombëtarëve

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj patën kërkesa të njëjta nga dialogu me Serbinë në takimet e ndara që patën sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Të ftuar njëri pas tjetrit në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj njoftuan pas takimeve me dy diplomatët se i kanë shprehur të njëjtat kërkesa. Liderët e tri partive opozitare shprehën mbështetjen e tyre për arritjen e marrëveshjes përfundmitare me Serbinë.

Përveç kësaj, ata e shohin njësoj edhe kornizën e marrëveshjes që thonë se duhet të arrihet. Ata duan që marrëveshja të përmbajë njohjen reciproke, të mos e cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit, si dhe ta respektojë rendin kushtetues, raporton gazeta Express.

“PDK mbështet dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe rendin kushtetues”, shkroi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit