-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestoi për energjinë në Kosovë, arrestohet. PSD kërkon lirimin e Adem Megjuanit

Kryesoret

Partia Socialdemokrate (PSD) në Kosovë ka kërkuar që të lirohet aktivisti Adem Megjuani, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës, lidhur me protestën që u mbajt të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të PSD-së, aktivisti rreth orës 9:00, i është përgjigjur thirrjes së policisë për tu marrë në pyetje, lidhur me incidentin që ndodhi në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë.

Ndërkohë prokurori i dha masën e ndalimit për 48 orë.

“Kjo masë nuk përmbush asnjërën prej kushteve të Kodit të Procedurës Penale për shqiptimin e saj. Mënyra se si ka vepruar prokurori i rastit përbën abuzim të pushtetit të tij e shkelje të të drejtave të aktvistit tonë. Joproporcionaliteti i veprimeve të prokurorisë është proporcional vetëm me nevojën e pushtetit për të disiplinuar veprimet opozitare të PSD-së. Partisë-shtet i ka penguar pjesëmarrja masive e njerëzve në protestë. Menjëherë nisën me gjueti shtrigash. Sot kanë vazhduar me arrestime. Propaganda policore që kishte për qëllim ta kriminalizojë një protestë paqësore, po përkthehet me përndjekje”, thuhet në njoftim. /Zëri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit