-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta rrëfen takimin me Berishën: Është si vera, gati për front opozitar pasi të lë Presidencën

Kryesoret

Mbrëmjen sotme presidenti Ilir Meta foli për raportin me “dobësinë” e tij, Sali Berishën, i cili tha se e kishte takuar pak ditë më parë për të negociuar për paktin me LSI-në për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit. Por cfarë biseduan? Këtë e zbuloi Ilir Meta sonte.

Tjetër takimi, tjetër konsultimi, tjetër negociatat. Ne jemi takuar me Berishën, e kam kërkuar që në nëntor të vitit, para zgjedhjeve, u bënë 14 muaj, por ai ka pasur disa probleme, rrethana familjare dhe kështu me radhë. Dhe më në fund u takuam. Para 2-3 ditësh u takuam. Unë me Berishën takohem në cdo sekondë. Cdo njeri është i mirëpritur. Kjo nuk do të thotë se ndajmë të njëjtat qëndrime për cdo cështje. PO ose JO, “PJO” nuk ka mes nesh” tha ai.

Por a do të bashkëpunonte me Sali Berishën pasi të mbarojë mandatin në Presidencë?

Për të mirën e vendit bashkëpunoj me cdo njeri. Patjetër, kështu që e kam thënë, ai është si vera, sa vjen e bëhet më tërheqës dhe demokrat, pasi tani i solli “Primaret”.

Kreu i shtetit tregoi gjërat që e bashkojnë me Sali Berishën. “Me Berishën na bashkon ajo që të dy e kemi ndërtuar cdo gjë në jetë, ka ardhur nga një fshat që është më i largëti në veri të Shqipërisë është ngritur me forcat e veta, por edhe unë kam lindur në një fshat malor, 1 mijë metra mbi nivelin e detit. E kam arritur cdo gjë me punë dhe jo me dhurata, se dhuratat të fusin në borxh.

Kjo na bashkon, por edhe interesi kombëtar në tërësi. Këto janë gjëra që dihen nga të gjithë. Kemi pasur ato momentet tona, 28 dhe 29 nëntor nuk jemi dhe nuk kemi për t’u marrë vesh. Shpresoj të kemi konsensus. Në 8 janar ai u provokua, por ai ka një meritë që solli “Primaret” tha Meta.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit