Gjatë ditës së shtunës ka ndodhur një aksident në vendin e quajtur Qafë Thanë, dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Nga SHÇBA mësohet që shkak i aksidentit ka qenë gjendja e dehur e shtetasit A. K., 55 vjeç, i cili mbante detyrën e punonjësit të policisë me gradën Inspektor dhe me detyrë trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Thanë.
Automjeti “Opel”, i cili drejtohej nga punonjësi i policisë, A. K. është përplasur me automjetin “Wolksvagen” me drejtues shtetasin M. P.
Nga testimi me aparat Drager për përdorimin e alkolit, rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin në gjendje të dehur, pasi në testin e parë rezultoi në masën 0.88 mlg/l dhe në testin e dytë 0.85 mlg/l.
Gjithashtu është bërë arrestimi i tij dhe materialet me veprimet e para hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.