Avokati i Popullit përmes një opinioni ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të rishqyrtohet masa e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në ora 5:00.
“Në vend të kësaj do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitarë dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura”, thuhet në opinionin juridik të Avokatit të Popullit në Kosovë.